Raportimi për aplikacionin

Në rast se përdoruesi i aplikacionit has në ndonjë problem në lidhje me aplikacionin apo ka ndonjë sugjerim etj., ai përmes kësaj dritare mund të raportoj duke e zgjedhur tipin e të dhënës (Informatë, Vërejtje apo Lëshim) pastaj duke shkruar emailin e tij (nëse doni përgjigjje për çështjen e dërguar) si dhe përshkrimin e raportimit. Kjo dritare duket kështu:

Konfigurimi i aplikacionit

Kjo dritare mundëson konfigurimin e vlerave bazë të aplikacionit si: përqindjen e punëdhënësit të dytë, përqindjen e kontributeve nga punëdhënësi, përqindjen e kontributeve nga punëtori; gjithashtu në këtë dritare mund të konfigurohet vlera e top shënimeve që dëshiromë të na shfaqen në dritaret kryesore. Në shembullin tonë kjo vlerë është zgjedhur të jetë 5. Në fushën Email jepet emaili (preferohet emaili kompanisë) me anë të të cilit dërgohen raportet në bankë dhe trust. Por paraprakisht duhet të kemi qasje në internet për t’u arritur kjo. Dhe në fund, dritarja e lartëpërshkruar duket kështu:

Ruaj kopje

Kjo dritare mundëson ruajtjen e bazës së të dhënave në ndonjë direktorium të caktuar (back up). Kjo ruajtje preferohet të bëhet kohë pas kohe në mënyrë që, në rast se ndodh ndonjë prishje e bazës së të dhënave apo ndonjë defekt i çfarëdo natyre tjetër, ne e kemi të ruajtur një kopje të shënimeve dhe mund t’i kthejmë në sistem sa herë të dëshirojmë. Kopja e gjeneruar rekomandohet që të ruhet edhe jashtë kompjuterit (CD, flash memorie etj.). Nëse klikojmë ‘Propozo’ atëherë aplikacioni na e jep shtegun për ruajtjen e një kopjeje të të dhënave (nëse instalimi është bërë në mënyrë standarde, shtegu i sugjeruar mund të ishte “C:\Program Files\MiniM\MiniM\Kopjet rezervë”). Por, ju mund ta zgjedhni ta ruani kopjen në cilin do shteg që dëshironi duke klikuar në butonin në të djathtë të fushës së Shtegut (butoni me tri pika, shih figurën):

Pasi të zgjidhet shtegu dhe të shtypim Ruaj atëherë na shfaqet mesazhi konfirmues se të dhënat janë ruajtur me sukses: