Raporti përmbledhës ofron një raport të përgjithshëm në lidhje me vlerën pagave të dhëna nga punëdhënësi si dhe të dhënave tjera në lidhje me to. Për ta marrë këtë raport duhet ta zgjedhim muajin apo vitin për të cilin na intereson raporti. Sistemi në fillim e merr datën aktuale në kompjuter pra:
Showing posts with label raport. Show all posts
Showing posts with label raport. Show all posts
Raporti përmbledhës
Raporti dinamik i avanseve
Raporti dinamik i avanseve ofron raporte fleksibile për çdo gjë që ka të bëjë me avanset e punëtorëve. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban avanset vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me avanset dhe punëtorin (figura):
Vërejtje: Në të djathtë të emrit të punëtorit është një listë në të cilën shkruan ‘e pacaktuar’. Në rastet kur kërkohet duke e lënë këtë fushë si të pacaktuar, na gjenerohet raporti me të gjitha nivelet e avanseve të punëtorit. Mirëpo neve nganjëherë mund të na intereson të dimë vetëm avanset mbi një vlerë të caktuar p.sh mbi, nën, të paktën etj., dhe e zgjedhim njërën prej tyre në listë dhe në fushën pran saj e zgjedhim vlerën, p.sh mbi 4.00.
Raporti dinamik i tatimeve
Raporti dinamik i tatimeve ofron raporte fleksibile për çdo gjë që ka të bëjë me tatimet e punëtorëve. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban tatimet vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe punëtorin (figura):
Vërejtje: Në të djathtë të emrit të punëtorit është një listë në të cilën shkruan ‘e pacaktuar’. Në rastet kur kërkohet duke e lënë këtë fushë si të pacaktuar, na gjenerohet raporti me të gjitha nivelet e tatimeve të punëtorit. Mirëpo neve nganjëherë mund të na intereson të dimë vetëm tatimet me një vlerë të caktuar p.sh mbi, nën, të paktën etj., dhe e zgjedhim njërën prej tyre në listë dhe në fushën pran saj e zgjedhim vlerën, p.sh mbi 4.00.
Raporti tremujor i kontributeve
Raporti tremujor i kontributeve ofron raporte fleksibile për kontributet tremujore. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban kontributet e të katër tremujorëve (TM1, TM2, TM3 dhe TM4) të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me kontributet dhe punëtorin (figura):
Raporti dinamik i kontributeve
Raporti dinamik i kontributeve ofron raporte fleksibile për çdo gjë në lidhje me kontributet. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban kontributet vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me kontributet dhe punëtorin (figura):
Përveç kësaj, ne mund të bëjmë edhe kërkime edhe të definuara si p.sh kontributin vjetor të vetëm një punëtori për ndonjë vit të caktuar; psh duke zgjedhur opsionin punëtori na aktivizohet lista me punëtorët dhe prej saj zgjedhim punëtorin me emrin“Punëtor 2 Punëtori2” dhe vitin 2008; pasi të shtypim Kërko na gjenerohet raporti i kërkuar:
Gjithashtu, duke zgjedhur edhe opsionin muaji na jepet mundësia që të marrim raportin e kontributit të punëtorit edhe për muajin e caktuar.
Raporti vjetor i pagesave
Raporti vjetor i pagesave ofron raportin e plotë të pagesave për vitin e caktuar. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban pagat vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me pagën dhe punëtorin (figura):
Raporti dinamik i pagesave
Raporti dinamik i pagesave ofron raporte fleksibile për çdo gjë në lidhje me pagesat. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban pagat vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me pagën dhe punëtorin (figura):
Subscribe to:
Posts (Atom)