Raporti dinamik i pagesave

Raporti dinamik i pagesave ofron raporte fleksibile për çdo gjë në lidhje me pagesat. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban pagat vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me pagën dhe punëtorin (figura):
Përveç kësaj, ne mund të bëjmë edhe kërkime edhe të definuara si p.sh pagën vjetore të vetëm një punëtori për ndonjë vit të caktuar; p.sh duke zgjedhur opsionin punëtori na aktivizohet lista me punëtorët dhe prej saj zgjedhim punëtorin me emrin“Punëtor 2 Punëtori2” dhe vitin 2008; pasi të shtypim Kërko na gjenerohet raporti i kërkuar: