Raporti tremujor i kontributeve

Raporti tremujor i kontributeve ofron raporte fleksibile për kontributet tremujore. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban kontributet e të katër tremujorëve (TM1, TM2, TM3 dhe TM4) të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me kontributet dhe punëtorin (figura):
Përveç kësaj, ne mund të bëjmë edhe kërkime edhe të definuara si psh kontributin tremujor të vetëm një punëtori për ndonjë vit të caktuar apo kontributin e cilit do tremujorësh për te gjithë punëtorët apo për një punëtor të caktuar; psh duke zgjedhur opsionin punëtori na aktivizohet lista me punëtorët dhe prej saj zgjedhim punëtorin me emrin“Punëtor 2 Punëtori2” ,vitin 2008 dhe tremujorin e parë apo TM1; pasi të shtypim Kërko na gjenerohet raporti i kërkuar:
Gjithashtu, duke zgjedhur edhe opsionin muaji na jepet mundësia që të marrim raportin e kontributit të punëtorit edhe për muajin e caktuar.