Pasqyra e të ardhurave

Dritarja kryesore
Si dritare e parë që hapet për menaxhimin e Pasqyrave të të ardhurave është Dritarja kryesore, në të cilën mund të bëhet kërkim për të dhëna të ndonjë pasqyre të të ardhurave të regjistruar më parë, si dhe po ashtu shfaqen pasqyrat e fundit të regjistruara në sistem (si vlerë të konfiguruar sistemi e ka numrin 7 që do të thotë se i merr 7 pasqyrat e fundit të regjistruara, megjithatë sistemi lejon edhe konfigurimin e këtij numri dhe varësisht nga dëshira e administratorit mund të rritet ose ulet vlera). Po ashtu nga kjo dritare mund të shkohet në dritaren për regjistrimin e një pasqyre të re të të ardhurave apo mund të bëhet kërkim i avancuar. Kjo mund të arrihet duke klikuar në linjën Regjistro dhe Kërkimi i avancuar respektivisht. Për të modifikuar të dhënat e një pasqyreje (nëse ajo nuk është e paraqitur në listë – kërkohet nga vendi i kërkimit, duke shkruar një pjesë të emrit apo edhe komplet emrin për kërkim dhe duke shtypur butonin Kërko) i cili paraqitet në listën e dritares kryesore, klikohet mbi emrin, ku më pas do të hapet dritarja për ndryshimin e të dhënave, nga e cila po ashtu edhe mund të fshihet i tërë shënimi (nëse nuk është përdorur më parë). Kjo dritare mund të duket kështu:
Regjistro
Për të regjistruar një pasqyrë të re, nga dritarja kryesore e pasqyrave klikojmë në linjën Regjistro, për ta hapur dritaren e regjistrimit të pasqyrave. Nga të dhënat në dritaren e regjistrimit asnjëra prej të dhënave nuk është e kërkuar, pra të gjitha janë opcionale, por është shumë e rekomandueshme që të mbushen të gjitha fushat që një pasqyrë të ketë sa më shumë informacione në sistem.
Pas mbushjes së të gjitha të dhënave, nëse nuk kemi asnjë gabim sistemi e ruan të dhënën dhe na njofton me mesazhin përkatës, i cili është shumë i lehtë për syrin e përdoruesit si dhe hiqet pas një kohe shumë të shkurtër (nëse vetëm kalohet nga fusha e emrit të kompanisë në një fushë tjetër). Kjo dritare mund të duket kështu:
Ndrysho
Për të ndryshuar të dhënat e një pasqyre klikojmë mbi emrin e saj në dritaren kryesore për të hapur dritaren e ndryshimeve e cila është goxha e njëjtë me dritaren e regjistrimit. Pasi që të bëjmë ndryshimet që dëshirojmë shtypim butonin Ruaj dhe sistemi na njofton me mesazhin përkatës. Kjo dritare mund të duket kështu:
Kërkimi i avancuar
Tek dritarja e kërkimit të avancuar e cila mund të hapet nga dritarja kryesore mund të kërkojmë të dhëna për pasqyrat e regjistruara në sistem, mund ti printojmë ato apo mund ti eksportojmë ato në formate të dëshiruara. Pas caktimit të kritereve klikohet butoni Kërko pas të cilit shfaqet raporti. Në këtë rast duhet ta zgjedhim vetëm vitin si kriter: