Raporti dinamik i kontributeve

Raporti dinamik i kontributeve ofron raporte fleksibile për çdo gjë në lidhje me kontributet. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban kontributet vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me kontributet dhe punëtorin (figura): Përveç kësaj, ne mund të bëjmë edhe kërkime edhe të definuara si p.sh kontributin vjetor të vetëm një punëtori për ndonjë vit të caktuar; psh duke zgjedhur opsionin punëtori na aktivizohet lista me punëtorët dhe prej saj zgjedhim punëtorin me emrin“Punëtor 2 Punëtori2” dhe vitin 2008; pasi të shtypim Kërko na gjenerohet raporti i kërkuar:
Gjithashtu, duke zgjedhur edhe opsionin muaji na jepet mundësia që të marrim raportin e kontributit të punëtorit edhe për muajin e caktuar.