Menaxhimi i të dhënave të pagave

Dritarja kryesore
Si dritare e parë që hapet për menaxhimin e Pagave është Dritarja kryesore, në të cilën mund të bëhet kërkim për të dhëna të ndonjë page të regjistruar më parë, si dhe po ashtu shfaqen pagat e fundit të regjistruara në sistem (si vlerë të konfiguruar sistemi e ka numrin 7 që do të thotë se i merr 7 pagat e fundit të regjistruara, megjithatë sistemi lejon edhe konfigurimin e këtij numri dhe varësisht nga dëshira e administratorit mund të rritet ose ulet vlera). Po ashtu nga kjo dritare mund të shkohet në dritaren për regjistrimin e një page të re, ose mund të shkohet tek dritarja e kërkimit të avancuar nga e cila mund të kërkohen të dhëna specifike për të gjithë pagat, të printohen apo edhe të eksportohen në formate tjera për qëllime të ndryshme. Kjo mund të arrihet duke klikuar në linjat Regjistro dhe Kërkimi i avancuar. Për të modifikuar të dhënat e një page (nëse ajo nuk është e paraqitur në listë – kërkohet nga vendi i kërkimit, duke shkruar një pjesë të emrit apo edhe komplet emrin për kërkim dhe duke shtypur butonin Kërko) e cila paraqitet në listën e dritares kryesore, klikohet mbi emrin, ku më pas do të hapet dritarja për ndryshimin e të dhënave, nga e cila po ashtu edhe mund të fshihet i tërë shënimi (nëse nuk është përdorur më parë). Kjo dritare mund të duket kështu:
Regjistro
Për të regjistruar një pagë të re, nga dritarja kryesore e pagave klikojmë në linjën Regjistro, për ta hapur dritaren e regjistrimit të pagave. Nga të dhënat në dritaren e regjistrimit Emri i punëtorit është e dhënë e kërkuar dhe ai mund të zgjidhet nga lista duke shtypur në shigjetën në të djathtë. Të dhënat tjera zgjedhen varësisht prej pagës së punëtorit. Nëse nuk e mbushim fushën e emrit të punëtorit sistemi nuk lejon ruajtjen e kësaj të dhëne dhe na shfaq mesazhin përkatës si në pamjen në vazhdim:
Nëse punëtorit i jepet ndonjë shumë si avans atëherë zgjedhet vlera e saj në fushën përkatëse. Pas mbushjes së të gjitha të dhënave, nëse nuk kemi asnjë gabim sistemi e ruan të dhënën dhe na njofton me mesazhin përkatës, i cili është shumë i lehtë për syrin e përdoruesit si dhe hiqet pas një kohe shumë të shkurtër (nëse vetëm kalohet nga fusha e emrit të punëtorit në një fushë tjetër). Kjo dritare mund të duket kështu:
Ndrysho / Fshij
Për të ndryshuar të dhënat e një furnitori klikojmë mbi emrin e tij në dritaren kryesore për të hapur dritaren e ndryshimeve e cila është goxha e njëjtë me dritaren e regjistrimit. Pasi që të bëjmë ndryshimet që dëshirojmë shtypim butonin Ruaj dhe sistemi na njofton me mesazhin përkatës. Nëse dëshirohet të fshihet furnitori atëherë klikohet në butonin Fshij dhe pas përgjigjes në pyetjen e mesazhit se a dëshirojmë vërtetë ta fshijmë të dhënën e furnitorit (nëse nuk ka të dhëna të ndërlidhura me furnitorin), sistemi e fshinë atë dhe na njofton me mesazhin përkatës, në të kundërtën (nëse ka të dhëna të ndërlidhura) mund ta pasivizojmë atë duke pastruar opsionin Aktiv duke klikuar mbi të përderisa ai është i zgjedhur. Pasi që të ruajmë ndryshimet e bëra furnitori nuk paraqitet në asnjë listë kur kërkohet e dhëna e tij përderisa ai nuk aktivizohet përsëri.
Kërkimi i avancuar
Tek dritarja e kërkimit të avancuar e cila mund të hapet nga dritarja kryesore mund të kërkojmë të dhëna për pagat e regjistruara në sistem, mund ti printojmë ato apo mund ti eksportojmë ato në formate të dëshiruara. Pas caktimit të kritereve klikohet butoni Kërko pas të cilit shfaqet raporti. Nëse do të dëshironim listën komplete të pagave të të gjithë punëtorëve atëherë nuk zgjedhim asnjë kriter (por vetëm klikojmë në butonin Kërko). E kërkimet tjera bëhen duke e definuar kriterin (shih figurën). Në këtë rast kemi zgjedhur të kërkojmë të gjitha pagat e punëtorit me emrin “Punëtor3 Punëtor3” për vitin 2008 dhe për muajin e 10. Kjo dritare mund të duket kështu (pa kritere – listë e plotë e furnitorëve të regjistruar në sistem si dhe raport me kriter të caktuar):

Vërejtje: Duke e zgjedhur opsionin ‘Punëtori’ na aktivizohet lista ne te cilën mund ta zgjedhim punëtorin (referoju figurës së fundit) si dhe mund të zgjidhet edhe viti i pagave po ashtu, duke e zgjedhur opsionin muaji, mund ta definojmë kërkesën edhe më shumë.