Raporti dinamik i avanseve ofron raporte fleksibile për çdo gjë që ka të bëjë me avanset e punëtorëve. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban avanset vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me avanset dhe punëtorin (figura):
Vërejtje: Në të djathtë të emrit të punëtorit është një listë në të cilën shkruan ‘e pacaktuar’. Në rastet kur kërkohet duke e lënë këtë fushë si të pacaktuar, na gjenerohet raporti me të gjitha nivelet e avanseve të punëtorit. Mirëpo neve nganjëherë mund të na intereson të dimë vetëm avanset mbi një vlerë të caktuar p.sh mbi, nën, të paktën etj., dhe e zgjedhim njërën prej tyre në listë dhe në fushën pran saj e zgjedhim vlerën, p.sh mbi 4.00.