Libri i shitjeve

Dritarja kryesore
Si dritare e parë që hapet për menaxhimin e Librit të shitjeve është Dritarja kryesore, në të cilën mund të bëhet kërkim për të dhëna të ndonjë shitje të regjistruar më parë, si dhe po ashtu shfaqen shitjet e fundit të regjistruara në sistem (si vlerë të konfiguruar sistemi e ka numrin 7 që do të thotë se i merr 7 blerjet e fundit të regjistruara, megjithatë sistemi lejon edhe konfigurimin e këtij numri dhe varësisht nga dëshira e administratorit mund të rritet ose ulet vlera). Po ashtu nga kjo dritare mund të shkohet në dritaren për regjistrimin e një shitje të re, ose mund të shkohet tek dritarja e kërkimit të avancuar nga e cila mund të kërkohen të dhëna specifike për të gjitha shitjet, të printohen apo edhe të eksportohen në formate tjera për qëllime të ndryshme. Kjo mund të arrihet duke klikuar në linjat Regjistro dhe Kërkimi i avancuar. Për të modifikuar të dhënat e një shitje (nëse ajo nuk është i paraqitur në listë – kërkohet nga vendi i kërkimit, duke shkruar një pjesë të emrit apo edhe komplet emrin për kërkim dhe duke shtypur butonin Kërko) e cila paraqitet në listën e dritares kryesore, klikohet mbi numrin e faturës, ku më pas do të hapet dritarja për ndryshimin e të dhënave, nga e cila po ashtu edhe mund të fshihet i tërë shënimi (nëse nuk është përdorur më parë). Kjo dritare mund të duket kështu:
Regjistro
Për të regjistruar një shitje të re, nga dritarja kryesore e blerjeve klikojmë në linjën Regjistro, për ta hapur dritaren e regjistrimit të shitjeve. Nga të dhënat në dritaren e regjistrimit, Numri i faturës, Blerësi, Vlera dhe Kategoria janë të dhëna të kërkuara ndërsa të dhënat tjera janë opcionale, por është shumë e rekomandueshme që të mbushen të gjitha fushat që një shitje të ketë sa më shumë informacione në sistem. Ndërsa te lista me emrin Kategoria mund të zgjedhim për nëse shitja është më TVSH, shitje e përjashtuar apo shitje e inputeve bujqësore. Nëse si kategori e zgjedhim ‘Shitje me TVSH’ atëherë më poshtë na aktivizohet lista me emrin TVSH(%) në të cilën duhet ta caktojmë vlerën për TVSH. Nëse nuk e mbushim ndonjërën prej fushave të kërkuara, p.sh fushën Numri i faturës, sistemi nuk lejon ruajtjen e kësaj të dhëne dhe na shfaq mesazhin përkatës si në pamjen në vazhdim:
Pas mbushjes së të gjitha të dhënave, nëse nuk kemi asnjë gabim sistemi e ruan të dhënën dhe na njofton me mesazhin përkatës, i cili është shumë i lehtë për syrin e përdoruesit si dhe hiqet pas një kohe shumë të shkurtër. Kjo dritare mund të duket kështu:
Ndrysho / Fshij
Për të ndryshuar të dhënat e një shitje klikojmë mbi numrin e faturës së saj në dritaren kryesore për të hapur dritaren e ndryshimeve e cila është goxha e njëjtë me dritaren e regjistrimit. Pasi që të bëjmë ndryshimet që dëshirojmë shtypim butonin Ruaj dhe sistemi na njofton me mesazhin përkatës. Nëse dëshirohet të fshihet shitja atëherë klikohet në butonin Fshij dhe pas përgjigjes në pyetjen e mesazhit se a dëshirojmë vërtetë ta fshijmë të dhënën e shitjes (nëse nuk ka të dhëna të ndërlidhura me shitjen), sistemi e fshinë atë dhe na njofton me mesazhin përkatës. Pasi që të ruajmë ndryshimet e bëra shitja nuk paraqitet në asnjë listë kur kërkohet e dhëna e saj përderisa ai nuk aktivizohet përsëri. Kjo dritare mund të duket kështu:
Kërkimi i avancuar
Tek dritarja e kërkimit të avancuar e cila mund të hapet nga dritarja kryesore mund të kërkojmë të dhëna për shitjet e regjistruara në sistem, mund ti printojmë ato apo mund ti eksportojmë ato në formate të dëshiruara. Pas caktimit të kritereve klikohet butoni Kërko pas të cilit shfaqet raporti. Nëse do të dëshironim listën komplete të shitjeve atëherë nuk zgjedhim asnjë kriter (por vetëm klikojmë në butonin Kërko). Kjo dritare mund të duket kështu (pa kritere – listë e plotë e blerjeve të regjistruara në sistem si dhe raport me kriter të caktuar):
Mirëpo ne mund të zgjedhim të kërkojmë vetëm shitjet që i kemi bërë një Blerësi të caktuar. Këtë bëjmë duke zgjedhur opsionin Blerësi dhe pastaj na aktivizohet lista në të cilën mund të zgjedhim Blerësin që dëshirojmë. Gjithashtu mund të gjenerohet raport për shitjet në ndonjë interval kohor të dëshiruar dhe kjo arrihet duke e caktuar datat e fillimit dhe mbarimit. Ndërsa te lista Kategoria mund ta definojmë edhe më shumë kërkesën tonë duke zgjedhur kategorinë e shitjes.