Menaxhimi i të dhënave të kompanive

Dritarja kryesore

Si dritare e parë që hapet për menaxhimin e Kompanive është Dritarja kryesore, në të cilën mund të bëhet kërkim për të dhëna të ndonjë kompanie të regjistruar më parë, si dhe po ashtu shfaqen kompanitë e fundit të regjistruara në sistem (si vlerë të konfiguruar sistemi e ka numrin 7 që do të thotë se i merr 7 kompanitë e fundit të regjistruara, megjithatë sistemi lejon edhe konfigurimin e këtij numri dhe varësisht nga dëshira e administratorit mund të rritet ose ulet vlera). Po ashtu nga kjo dritare mund të shkohet në dritaren për regjistrimin e një kompanie të re Kjo mund të arrihet duke klikuar në linjën Regjistro. Për të modifikuar të dhënat e një kompanie (nëse ajo nuk është e paraqitur në listë – kërkohet nga vendi i kërkimit, duke shkruar një pjesë të emrit apo edhe komplet emrin për kërkim dhe duke shtypur butonin Kërko) i cili paraqitet në listën e dritares kryesore, klikohet mbi emrin, ku më pas do të hapet dritarja për ndryshimin e të dhënave, nga e cila po ashtu edhe mund të fshihet i tërë shënimi (nëse nuk është përdorur më parë). Kjo dritare mund të duket kështu:
Regjistro
Për të regjistruar një kompani të re, nga dritarja kryesore e kompanive klikojmë në linjën Regjistro, për ta hapur dritaren e regjistrimit të kompanive. Nga të dhënat në dritaren e regjistrimit vetëm Emri i kompanisë është e dhënë e kërkuar ndërsa të dhënat tjera janë opcionale, por është shumë e rekomandueshme që të mbushen të gjitha fushat që një kompani të ketë sa më shumë informacione në sistem. Nëse nuk e mbushim fushën e emrit të kompanisë sistemi nuk lejon ruajtjen e kësaj të dhëne dhe na shfaq mesazhin përkatës si në pamjen në vazhdim:
Nëse nga kompania është deklaruese e TVSH-së atëherë duhet ta zgjedhim opsionin Deklarues i TVH-së si dhe nëse është edhe deklaruese e të ardhurave reale atëherë duhet ta zgjedhim edhe opsionin Deklarues i të ardhurave reale klikuar mbi të. Pas mbushjes së të gjitha të dhënave, nëse nuk kemi asnjë gabim sistemi e ruan të dhënën dhe na njofton me mesazhin përkatës, i cili është shumë i lehtë për syrin e përdoruesit si dhe hiqet pas një kohe shumë të shkurtër (nëse vetëm kalohet nga fusha e emrit të kompanisë në një fushë tjetër). Kjo dritare mund të duket kështu:
Ndrysho
Për të ndryshuar të dhënat e një kompanie klikojmë mbi emrin e saj në dritaren kryesore për të hapur dritaren e ndryshimeve e cila është goxha e njëjtë me dritaren e regjistrimit. Pasi që të bëjmë ndryshimet që dëshirojmë shtypim butonin Ruaj dhe sistemi na njofton me mesazhin përkatës. Kjo dritare mund të duket kështu: