Menaxhimi i të dhënave të furnitorëve

Dritarja kryesore
Si dritare e parë që hapet për menaxhimin e Furnitorëve është Dritarja kryesore, në të cilën mund të bëhet kërkim për të dhëna të ndonjë furnitori të regjistruar më parë, si dhe po ashtu shfaqen furnitorët e fundit të regjistruar në sistem (si vlerë të konfiguruar sistemi e ka numrin 5 që do të thotë se i merr 5 furnitorët e fundit të regjistruar, megjithatë sistemi lejon edhe konfigurimin e këtij numri dhe varësisht nga dëshira e administratorit mund të rritet ose ulet vlera). Po ashtu nga kjo dritare mund të shkohet në dritaren për regjistrimin e një furnitori të ri, ose mund të shkohet tek dritarja e kërkimit të avancuar nga e cila mund të kërkohen të dhëna specifike për të gjithë furnitorët, të printohen apo edhe të eksportohen në formate tjera për qëllime të ndryshme. Kjo mund të arrihet duke klikuar në linjat Regjistro dhe Kërkimi i avancuar. Për të modifikuar të dhënat e një furnitori (nëse ai nuk është i paraqitur në listë – kërkohet nga vendi i kërkimit, duke shkruar një pjesë të emrit apo edhe komplet emrin për kërkim dhe duke shtypur butonin Kërko) i cili paraqitet në listën e dritares kryesore, klikohet mbi emrin, ku më pas do të hapet dritarja për ndryshimin e të dhënave, nga e cila po ashtu edhe mund të fshihet i tërë shënimi (nëse nuk është përdorur më parë). Kjo dritare mund të duket kështu:


Regjistro

Për të regjistruar një furnitor të ri, nga dritarja kryesore e furnitorëve klikojmë në linjën Regjistro, për ta hapur dritaren e regjistrimit të furnitorëve. Nga të dhënat në dritaren e regjistrimit vetëm Emri i furnitorit është e dhënë e kërkuar ndërsa të dhënat tjera janë opcionale, por është shumë e rekomandueshme që të mbushen të gjitha fushat që një furnitor të ketë sa më shumë informacione në sistem. Nëse nuk e mbushim fushën e emrit të furnitorit sistemi nuk lejon ruajtjen e kësaj të dhëne dhe na shfaq mesazhin përkatës si në pamjen në vazhdim:


Nëse nga furnitori mund të blejmë edhe mjete themelore atëherë zgjedhet opsioni Mjete themelore duke klikuar mbi të. Pas mbushjes së të gjitha të dhënave, nëse nuk kemi asnjë gabim sistemi e ruan të dhënën dhe na njofton me mesazhin përkatës, i cili është shumë i lehtë për syrin e përdoruesit si dhe hiqet pas një kohe shumë të shkurtër (nëse vetëm kalohet nga fusha e emrit të furnitorit në një fushë tjetër). Kjo dritare mund të duket kështu:


Ndrysho / Fshij

Për të ndryshuar të dhënat e një furnitori klikojmë mbi emrin e tij në dritaren kryesore për të hapur dritaren e ndryshimeve e cila është goxha e njëjtë me dritaren e regjistrimit. Pasi që të bëjmë ndryshimet që dëshirojmë shtypim butonin Ruaj dhe sistemi na njofton me mesazhin përkatës. Nëse dëshirohet të fshihet furnitori atëherë klikohet në butonin Fshij dhe pas përgjigjes në pyetjen e mesazhit se a dëshirojmë vërtetë ta fshijmë të dhënën e furnitorit (nëse nuk ka të dhëna të ndërlidhura me furnitorin), sistemi e fshinë atë dhe na njofton me mesazhin përkatës, në të kundërtën (nëse ka të dhëna të ndërlidhura) mund ta pasivizojmë atë duke pastruar opsionin Aktiv duke klikuar mbi të përderisa ai është i zgjedhur. Pasi që të ruajmë ndryshimet e bëra furnitori nuk paraqitet në asnjë listë kur kërkohet e dhëna e tij përderisa ai nuk aktivizohet përsëri. Kjo dritare mund të duket kështu:


Kërkimi i avancuar
Tek dritarja e kërkimit të avancuar e cila mund të hapet nga dritarja kryesore mund të kërkojmë të dhëna për furnitorët e regjistruar në sistem, mund ti printojmë ato apo mund ti eksportojmë ato në formate të dëshiruara. Pas caktimit të kritereve klikohet butoni Kërko pas të cilit shfaqet raporti. Nëse do të dëshironim listën komplete të furnitorëve atëherë nuk zgjedhim asnjë kriter (por vetëm klikojmë në butonin Kërko). Kjo dritare mund të duket kështu (pa kritere – listë e plotë e furnitorëve të regjistruar në sistem si dhe raport me kriter të caktuar):