Raporti dinamik i tatimeve

Raporti dinamik i tatimeve ofron raporte fleksibile për çdo gjë që ka të bëjë me tatimet e punëtorëve. Në rast se shtypim Kërko pa zgjedhur ndonjë kriter paraprakisht, atëherë na gjenerohet një raport që i përmban tatimet vjetore të të gjithë punëtorëve për vitin aktual si dhe shumë detaje tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe punëtorin (figura):
Përveç kësaj, ne mund të bëjmë edhe kërkime edhe të definuara si p.sh tatimin vjetor apo mujor të vetëm një punëtori; p.sh duke zgjedhur opsionin punëtori na aktivizohet lista me punëtorët dhe prej saj zgjedhim punëtorin me emrin“Punëtor 2 Punëtori2” dhe vitin 2008; pasi të shtypim Kërko na gjenerohet raporti i kërkuar:
Gjithashtu, duke zgjedhur edhe opsionin muaji na jepet mundësia që të marrim raportin e kontributit të punëtorit edhe për muajin e caktuar.

Vërejtje: Në të djathtë të emrit të punëtorit është një listë në të cilën shkruan ‘e pacaktuar’. Në rastet kur kërkohet duke e lënë këtë fushë si të pacaktuar, na gjenerohet raporti me të gjitha nivelet e tatimeve të punëtorit. Mirëpo neve nganjëherë mund të na intereson të dimë vetëm tatimet me një vlerë të caktuar p.sh mbi, nën, të paktën etj., dhe e zgjedhim njërën prej tyre në listë dhe në fushën pran saj e zgjedhim vlerën, p.sh mbi 4.00.