Menaxhimi i të dhënave të llojeve të shpenzimeve

Dritarja kryesore
Si dritare e parë që hapet për menaxhimin e Llojit të shpenzimeve është Dritarja kryesore, në të cilën mund të bëhet kërkim për të dhëna të ndonjë lloji të shpenzimeve të regjistruar më parë, si dhe po ashtu shfaqen llojet e fundit të shpenzimeve të regjistruara në sistem (si vlerë të konfiguruar sistemi e ka numrin 7 që do të thotë se i merr 7 llojet e fundit të shpenzimeve e fundit të regjistruara, megjithatë sistemi lejon edhe konfigurimin e këtij numri dhe varësisht nga dëshira e administratorit mund të rritet ose ulet vlera). Po ashtu nga kjo dritare mund të shkohet në dritaren për regjistrimin e një lloji të ri të shpenzimeve ose mund të shkohet tek dritarja e kërkimit të avancuar nga e cila mund të kërkohen të dhëna specifike për të gjitha llojet e shpenzimeve, të printohen apo edhe të eksportohen në formate tjera për qëllime të ndryshme. Kjo mund të arrihet duke klikuar në linjat Regjistro dhe Kërkimi i avancuar. Për të modifikuar të dhënat e një lloji të shpenzimeve (nëse ai nuk është i paraqitur në listë – kërkohet nga vendi i kërkimit, duke shkruar një pjesë të emrit apo edhe komplet emrin për kërkim dhe duke shtypur butonin Kërko) e cila paraqitet në listën e dritares kryesore, klikohet mbi emrin, ku më pas do të hapet dritarja për ndryshimin e të dhënave, nga e cila po ashtu edhe mund të fshihet i tërë shënimi (nëse nuk është përdorur më parë). Kjo dritare mund të duket kështu:

Regjistro
Për të regjistruar një lloj të ri të shpenzimeve, nga dritarja kryesore e llojit të shpenzimeve klikojmë në linjën Regjistro, për ta hapur dritaren e regjistrimit të llojit të shpenzimeve. Nga të dhënat në dritaren e regjistrimit, vetëm Emri i llojit të shpenzimeve është e dhënë e kërkuar ndërsa të dhënat tjera janë opcionale, por është shumë e rekomandueshme që të mbushen të gjitha fushat që një lloj i shpenzimeve të ketë sa më shumë informacione në sistem. Nëse nuk e mbushim fushën e kërkuar të llojit të shpenzimeve, në këtë rast Emrin e saj, sistemi nuk lejon ruajtjen e kësaj të dhëne dhe na shfaq mesazhin përkatës si në pamjen në vazhdim:


Pas mbushjes së të gjitha të dhënave, nëse nuk kemi asnjë gabim sistemi e ruan të dhënën dhe na njofton me mesazhin përkatës, i cili është shumë i lehtë për syrin e përdoruesit si dhe hiqet pas një kohe shumë të shkurtër (nëse vetëm kalohet nga fusha e emrit të llojit të shpenzimeve në një fushë tjetër). Kjo dritare mund të duket kështu:



Ndrysho / Fshij
Për të ndryshuar të dhënat e një lloji të shpenzimeve klikojmë mbi emrin e saj në dritaren kryesore për të hapur dritaren e ndryshimeve e cila është goxha e njëjtë me dritaren e regjistrimit. Pasi që të bëjmë ndryshimet që dëshirojmë shtypim butonin Ruaj dhe sistemi na njofton me mesazhin përkatës. Nëse dëshirohet të fshihet lloji i shpenzimeve atëherë klikohet në butonin Fshij dhe pas përgjigjes në pyetjen e mesazhit se a dëshirojmë vërtetë ta fshijmë të dhënën e llojit i shpenzimeve (nëse nuk ka të dhëna të ndërlidhura me llojin i shpenzimeve), sistemi e fshinë atë dhe na njofton me mesazhin përkatës, në të kundërtën (nëse ka të dhëna të ndërlidhura) mund ta pasivizojmë atë duke pastruar opsionin Aktiv duke klikuar mbi të përderisa ai është i zgjedhur. Pasi që të ruajmë ndryshimet e bëra lloji i shpenzimeve nuk paraqitet në asnjë listë kur kërkohet e dhëna e saj përderisa ajo nuk aktivizohet përsëri.

Kërkimi i avancuar
Tek dritarja e kërkimit të avancuar e cila mund të hapet nga dritarja kryesore mund të kërkojmë të dhëna për llojet e shpenzimeve të regjistruara në sistem, mund ti printojmë ato apo mund ti eksportojmë ato në formate të dëshiruara. Pas caktimit të kritereve klikohet butoni Kërko pas të cilit shfaqet raporti. Nëse do të dëshironim listën komplete të llojit të shpenzimeve atëherë nuk zgjedhim asnjë kriter (por vetëm klikojmë në butonin Kërko). Kjo dritare mund të duket kështu (pa kritere – listë e plotë e llojit të shpenzimeve të regjistruara në sistem si dhe raport me kriter të caktuar):